INFORMACION I PËRGJITHSHËM
Caritas Shqiptar, në kuadër të zbatimit të projektit ndërkombëtar P.O.W.E.R – People with disabilities: new Opportunities for Work, Employability, professional Rehabilitation, fton bizneset, shoqatat dhe institucionet shtetërore që të bëhen pjesë e kësaj nisme, duke shprehur interesin për mbështetjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara në zonat ndërkufitare.
Ky projekt synon të krijojë mundësi të barabarta për punësim dhe përfshirje sociale, nëpërmjet bashkëpunimit me aktorë lokalë dhe rajonalë.
Ju ftojmë të ndiqni hapat e aplikimit, në rast se dëshironi të shprehni interes për përfshirjen në procesin e punësimit të personave me aftësi të kufizuara.
………………………………………………………………………………………………………………………………
Numri i punëdhënësve: Një total prej 10 të punësuar nga Shqipëria (5 nga Lezha dhe 5 nga Shkodra).
Kohëzgjatja e praktikës: Gjithsej 12 muaj
Financimi i programit: Maksimumi një shumë prej 500.00€, në të cilat përfshihen të gjitha kostot e praktikës profesionale.
Kushte të përgjithshme:
- Person fizik ose juridik, të jetë registruar sipas ligjit (institucione publike, kompani, tregtarë të pavarur, organizata jofitimprurëse etj.) nga Lezha dhe Shkodra. Mund të merren në konsideratë punëdhënës nga vende të tjera të zonës së zbatimit të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Mal i Zi.
- Punëdhënës që u paguajnë punëmarrësve të gjitha detyrimet e parashikuara me ligj, e vërtetuar kjo me një vërtetim nga autoritetet kompetente.
- Punëdhënës që nuk janë në proçes falimentimi, e vërtetuar kjo me vërtetim i lëshuar nga organi kompetent shtetëror.
TERMAT E REFERENCES Shkarko Këtu
METODA E APLIKIMIT
Punëdhënësit e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin e aplikimit në adresën e-mail: caritasalbania@caritasalbania.org
Aplikimi duhet të përmbajë:
- a) Formularin e aplikimit Shkarko Këtu;
- b) Përshkrimin e punës për praktikantin (formulari bashkëngjitur);
- c) Vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve ligjore lëshuar nga administrata kompetente tatimore;
- d) Deklaratë që nuk është në proçes falimentimi, i lëshuar nga organi kompetent shtetëror;
- e) Deklaratën e firmosur të aplikantit Shkarko Këtu.
Informacionet e mëtejshme rreth thirrjes publike mund t’i gjeni në Udhëzimet e Përgjithshme për Programin e Praktikës Profesionale dhe Mentorimit. Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për konkurimin janë të lutur të shkarkojnë Udhëzimet e Përgjithshme për Programin e Praktikës Profesionale dhe Mentorimit dhe formularët e aplikimit nga faqja e Internetit e Caritas-it.
Tiranë, më 25.09.2025