THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TENDER – BLERJE ARTIKUJ KANCELARIE

  • Autoriteti Kontraktues:                Caritas Shqiptar, me adresë Rruga “Don Bosko”, nr.4, Tiranë.
  • Emërtimi i procedurës:                 Blerje Artikuj Kancelarie
  • Numri i referencës:                         RFQ-AK-ADM-25
  • Lloji i kontratës:                               Kontratë Furnizimi
  • Vlefshmëria e kontratës:              1 (një) vit nga momenti i nënshkrimit
  • Hapja e thirrjes:                               14 Gusht 2025 
  • Afati i dorëzimit të ofertës:          28 Gusht 2025, ora 16:00
  • RRETH CARITAS SHQIPTAR

Caritas Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike, që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri. Në kuadër të disa projekteve që ne implementojmë, kërkohet kontraktimi i një subjekti për blerjen e produkteve kancelarie, dhe për këtë po zhvillojmë një procedurë tenderimi. Subjekti i përzgjedhur do të kontraktohet për një periudhë 1-vjeçare.

  • MËNYRA E DORËZIMIT TË OFERTËS DHE DOKUMENTACIONIT PLOTËSUES

Oferta duhet të futet në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe me mbishkrim “Ofertë për artikuj kancelarie – RFQ-AK-ADM-25”. 
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 28 Gusht 2025, ora 16:00. Ofertat e dërguara në çdo mënyrë tjetër perveçse asaj të specifikuar në këtë ftesë, ose pas datës së caktuar, nuk do të merren në konsideratë. Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë, bashkëngjitur do të gjeni formatin e kërkesës për ofertë, e cila duhet të plotësohet dhe të dorëzohet pranë zyrave tona, sëbashku me modelet e kërkuara fizikisht.

Oferta duhet të përmbajë:

  1. Kërkesën për ofertë – SHKARKO KETU;
  2. Ekstrakt historik të shkarkuar nga QKB, brenda 3-muajve të fundit;
  3. Modelet fizike të kërkuara në kërkesën për ofertë.

 

Ofertat që nuk përmbajnë dokumentacionin e kërkuar ose mbërrijnë pas afatit, mund të mos merren parasysh. Caritas Shqiptar rezervon të drejtën të kontaktojë çdo ofertues për të verifikuar informacionin e dhënë.

*Subjekti fitues do të zgjidhet në bazë të ofertës financiare më të mirë, duke plotësuar kërkesat e Caritas Shqiptar.