Tiranë me 24/08/2026

OBJEKT:      Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar, si dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke bashkëpunuar me rrjetin unik të Enteve të Kishës Katolike në Shqipëri, si psh: Dioqezat, Famullitë, Bashkësitë Rregulltare, etj.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.


Parimet dhe Vlerat 

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Respektimi kulturës dhe diversitetit
  • Të njejtë dhe të barabartë
  • Solidaritet
  • Përfshirja e vullnetarëve
  • Paqja
  • Drejtësia Sociale

Autoriteti Kontraktues:                   Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                          Ushqim i ngrohtë

Nr. i Referencës:                            ITB-UN-ESAK-26

Lloji i Procedurës:                          Ftesë për ofertë (ITB)

Data e Njoftimit të tenderit:           24/08/2026

Data e mbylljes së njoftimit:          1/09/2026, Ora: 16:00

Kohëzgjatja e kontratës:                 4 (katër) muaj

 

Caritas Shqiptar fton të gjithë subjektet që kanë në objektin e veprimtarisë së tyre ofrimin e shërbimeve të përgatitjes dhe shpërndarjes së ushqimit, të paraqesin ofertën e tyre lidhur me këtë procedurë tenderimi, duke aplikuar sipas kërkesave të përcaktuara në këtë thirrje publike.
Shërbimi përfshin përgatitjen dhe shpërndarjen e vakteve të ngrohta për persona të moshuar dhe dërgimin e tyre në adresat e banimit të përfituesve. Vaktet do të ofrohen 5 (pesë) ditë në javë, sipas nevojave dhe organizimit të përcaktuar nga Caritas Shqiptar. Periudha e kontraktimit do të jetë për 4 muaj, Shtator – Dhjetor 2026.

Numri i vakteve, adresat e përfituesve dhe elemente të tjera të lidhura me shërbimin mund të ndryshojnë gjatë periudhës së kontraktimit, në përputhje me nevojat e përfituesve. Çdo ndryshim do të komunikohet dhe konfirmohet paraprakisht nga Caritas Shqiptar. 

Subjektet e interesuara duhet të paraqesin ofertën financiare, së bashku me dokumentacionin plotësues, në zarf të mbyllur, brenda datës 1 Shtator 2026, ora 16:00.

Lutemi gjeni këtu Termat e Referencës (Kliko këtu për të shkarkuar dokumentin)

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER 
Hartimi i ofertës 

Hartimi i ofertës do të bëhet me sistemin e dy zarfave.

  1. Në zarfin e parë, me mbishkrimin “Propozimi teknik”, do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
    • Ekstrakt historik i subjektit (I shkarkuar/tërhequr tre muajt e fundit);
    • License për ushtrim aktiviteti;
    • Aneks 1, Deklaratë transporti, plotësuar sipas aneksit bashkëngjitur  (Kliko këtu për të shkarkuar dokumentin)
  2. Në zarfin e dytë, me mbishkrimin “Oferta financiare”, do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:


Subjektet do të ofertojnë çmimin mesatar për një vakt duke pasur parasysh menunë mujore dhe gramaturën e përcaktuar nga Caritas Shqiptar.
Faturimi do të kryhet në mënyrë mujore. Duke qenë se numri i vakteve të porositura mund të ndryshojë nga një muaj në tjetrin, oferta financiare do të paraqitet për njësi, ndërsa vlera totale mujore do të përllogaritet në bazë të numrit faktik të vakteve të porositura gjatë muajit dhe do të pasqyrohet në faturën mujore.

Menuja mujore e përcaktuar nga Caritas Shqiptar (Kliko këtu për të shkarkuar dokumentin)

Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit, me mbishkrimin e përcaktuar dhe të shënuar:

“Ofertë për ushqimin e ngrohtë;   ITB-UN-ESAK-26” 

Caritas Shqiptar 

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë

 

Çdo ofertë e marrë pas datës së përcaktuar për mbylljen e tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mund të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë pjesëmarrëse ose duke bërë publik njoftimin për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lek), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen.

Gjithë dokumentacioni i ofertës duhet të përgatitet në gjuhën Shqipe.

Çdo gabim në formulimin e ofertës do të shqyrtohet nga komisioni dhe nëse vlerësohet si e nevojshme do të kontaktohet subjekti për sqarime të mëtejshme.

Për çdo paqartësi në plotësimin e ofertës mund të kontaktoni në: e.gripshi@caritasalbania.org ose caritasalbania@caritasalbania.org .

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES 

Kushtet e Përgjithshme Të Pranimit/Kualifikimit 

Ofertuesi duhet:

  • Të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit;
  • Të jetë i licensuar për shërbimin e kërkuar;
  • Të plotësojë anekset sipas formatit të kërkuar nga Caritas Shqiptar.

 Formula e vlerësimit 

Komisioni i Vlerësimit Teknik do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kompania plotëson kushtet teknike të kërkuara në këtë thirrje.

Sistemi i vlerësimit do të bëhet me metodën kalon/dështon, dhe vetëm për kompanitë që kalojnë fazën e parë të vlerësimit të dokumentacionit teknik, do të shqyrtohen ofertat financiare nga Komisioni Kontraktues.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të mirë të ofruar, pasi të jenë plotësuar kushtet teknike.

Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës, do të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.