Tiranë me 24/08/2023

OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shendetesor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi  Ekonomia Sociale dhe Aftesia e Kufizuar, si  dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke  bashkepunuar me  rrjetin unik të Enteve te Kishes Katolike ne Shqiperi,  si psh: Dioqezat, Famullite, Bashkesite Rregulltare, etj.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritase Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Respektimi i kulturës dhe diversitetit
  • Të njëjtë dhe të barabartë
  • Solidaritet
  • Përfshirja e vullnetarëve
  • Paqja
  • Drejtësia Sociale

Autoritet Kontraktor:                                          Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                                “Rindërtim dhe riaftësim i banesave të dëmtuara nga tërmeti, Tiranë”

Nr. i Referencës:                                                    RFP-RN-SO-23

Lloji i Procedurës:                                                 Kërkesë për Propozim (RFP)

Data e njoftimit të tenderit:                              24/08/2023

Data e mbylljes së njoftimit:                             07/09/2023; Ora:16:00

Afati kohor për përfundimin e punimeve: 100 (njëqind) ditë kalendarike

Fondi limit:                                                                18,000,000.00 (tetëmbëdhjetë milion) Lekë

Dokumentacioni i përgatitur në:                    Gjuhën Shqipe

Periudha e vlefshmërisë së ofertës:              180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë

 

CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Të kryej rindërtimin dhe riaftësimin e disa banesave të dëmtuara nga tërmeti në Nëntor të vitit 2019, në zonën e Tiranës. Për të realizuar punimet e kërkuara, Caritas Shqiptar fton të gjitha kompanitë, që kanë si objekt veprimtarie shërbimin e kërkuar të paraqesin ofertën e tyre.

Objektet e përcaktuara për rindërtim janë:

  1. Vilë me sipërfaqe 80 m2, me vendndodhje Koordinatat e objektit 41.351924; 19.72164, Njësia Administrative Kashar, Bashkia Tiranë.
  2. Vilë me sipërfaqe 105.1 m2, me vendndodhje Koordinatat e objektit 41.343805; 19.698890, Njësia Administrative Kashar, Bashkia Tiranë.
  3. Vilë me sipërfaqe 105.1 m2, me vendndodhje Koordinatat e objektit 41.287773; 19.704209, Njësia Administrative Ndroq, Bashkia Tiranë.

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Hartimi i ofertës do të bëhet në sistemin e dy zarfave.

  1. Në zarfin me emërtim Specifikimet Teknike do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:
  • Ekstrakt historik i subjektit;
  • Licencë për ushtrim aktiviteti;
  • CV e Operatorit Ekonomik në ndërtime civile përgjatë 3 (tre) viteve të fundit, të shoqëruara me aktet e kolaudimit;
  • Çertifikata të cilësisë së punimeve;
  • Deklaratë sipas Shtojcës 1 (Shkarko dokumentin);
  • Deklaratë sipas Shtojcës 2 (Shkarko dokumentin);
  • Deklaratë sipas Shtojcës 3 (Shkarko dokumentin);
  • Deklaratë sipas Shtojcës 4 (Shkarko dokumentin);
  1. Në zarfin me emërtim Oferta Financiare do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:

Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Rindërtim dhe riaftësim të objekteve të dëmtuara nga tërmeti, Tiranë”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë

 

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar subjektet (kompanitë) nepërmjet njoftimit publik për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lekë), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshiret TVSH ose jo.

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e-mail: caritasalbania@caritasalbania.org  /   e.gripshi@caritasalbania.org

Dokumentacion plotësues informues:

  1. Projekti Arkitektonik (Shkarko dokumentin), Relacioni Arkitektonik (Shkarko dokumentin) dhe Specifikimet Teknike (Shkarko dokumentin) për Vilat me sipërfaqe 2+1 (80 m2) dhe 3+1 (105.1 m2).
  2. Projekti Konstruktiv tipologjia 2+1 (Shkarko dokumentin), Projekti Konstruktiv tipologjia 3+1 (Shkarko dokumentin), Relacioni Teknik (Shkarko dokumentin), Specifikimet Teknike (Shkarko dokumentin); (Shkarko dokumentin)
  3. Projekti konstruktiv mbi strukturën mbështetëse, lidhur me vilën 2+1 (Shkarko dokumentin), Raporti i Mureve (Shkarko dokumentin), Specifikimet Teknike (Shkarko dokumentin).
  4. Projekti Elektrik tipologjia 2+1 (Shkarko dokumentin), Raporti Teknik dhe Specifikimet 2+1 (Shkarko dokumentin), Projekti Elektrik Tipologjia 3+1 (Shkarko dokumentin), Raporti Teknik dhe Specifikimet 3+1 (Shkarko dokumentin).
  5. Projekti HVAC tipologjia 2+1 (Shkarko dokumentin), Projekti HVAC tipologjia 3+1 (Shkarko dokumentin), Relacioni Teknin HVAC (Shkarko dokumentin).
  6. Projekti Sanitar tipologjia 2+1 (Shkarko dokumentin), Projekti Sanitar tipologjia 3+1 (Shkarko dokumentin), Relacioni Teknin Sanitar (Shkarko dokumentin).
  7. Projekti MNZ tipologjia 2+1 (Shkarko dokumentin), Projekti MNZ tipologjia 3+1 (Shkarko dokumentin), Relacioni Teknik MNZ (Shkarko dokumentin).

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimt

Ofertuesi duhet:

  • Të jetë i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të ketë në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”:
  • Mos jetë në proçes falimentimi (Statusi aktiv);
  • Të ketë kapacitet për hapjen e 3 (tre) kantiereve njëkohësisht;
  • Të zotërojë Licencë për ushtrim aktiviteti;
  • Të dorëzojë Deklaratën sipas Shtojcës 1;
  • Të dorëzojë Deklaratën sipas Shtojces 2;
  • Të dorëzojë Deklaratën sipas Shtojcës 3
  • Të dorëzojë Deklaratën sipas Shtojcës 4;

Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik si më sipër.

Ofertat të cilat nuk janë të shoqëruara me dokumentacionin e kërkuar do të skualifikohen.

Veç kësaj, nëse oferta dorëzohet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, duhet të dorëzohen:

  1. Marrëveshja e noterizuar sipas së cilës bashkimi i operatorëve ekonomikë është krijuar zyrtarisht;
  2. Prokura e posaçme.

Kriteret/formula e vlerësimit

Komisioni i Vlerësimit Teknik do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse Operatori Ekonomik ka paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të parashikuara në këtë njoftim (thirrje). Ky komision do të vlerësojë me sistemin e pikëzimit dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kapaciteti Teknik (20 Pikë)
  1. Kapacitet për hapjen e disa kantiereve ndërtimi njëkohësisht (CV e punimeve të realizuara + lista e mjeteve dhe makinerive në pronësi ose me qira). Vlerësimi i përvojës së suksesshme të Operatorit Ekonomik do të kryhet bazuar në deklaratat dhe dokumentat e mëposhtme:
    • Autoriteti kontraktor, si dëshmi për përvojën e mëparshme, kërkon vërtetime të lëshuara nga një ent publik ku të shënohen vlera, koha dhe natyra e punës së bërë dhe çdo lloj dokumenti tjetër, që parashikohet në legjislacionin në fuqi, për të vërtetuar përmbushjen e suksesshme të punëve.
    • Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, Autoriteti Kontraktor kërkon si dëshmi vërtetime ku të shënohen vlera, koha dhe natyra e punës së bërë, e shoqëruar me kopje të faturave tatimore dhe çdo lloj dokumenti tjetër, që parashikohet në legjislacionin në fuqi, për të vërtetuar përmbushjen e suksesshme të punëve.

Kjo pikë do të vlerësohet në bazë të punimeve të kryera me sukses të të njëjtës natyrë punimesh, mbi kapacitetin për hapjen e disa kantiereve njëkohësisht, mbi listën e mjeteve dhe makinerive në dispozicion, si dhe CV-në më të mirë të punimeve të realizuara.

  1. Liçensa profesionale, lidhur me ekzekutimin e punëve (21 Pikë)

Liçenca e shoqërisë e vlefshme për kategoritë e mëposhtme:

  1. Punime të përgjithshme ndërtimi
    1. NP-1 Punime gërmimi në tokë
    2. NP-2 Ndërtime civile dhe industriale
    3. NP-3 Rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash civile e industrial, veshje fasada

2. Punime speciale ndërtimi:

    1. NS-1 Punime për prishjen e ndërtimeve
    2. NS-2 Impiante hidro-sanitare, kuzhina, lavanteri, mirëmbajtje e tyre
    3. NS-4 Punime rifiniture të muraturës dhe të lidhura me to, rifiniture me materiale druri, plastike, metalike dhe xhami dhe rifiniture të natyrës teknike ndërtuese
    4. NS-14 Impiante të brëndshme, elektrike, telefoni, radiotelefoni TV etj.

Kjo pikë do të vlerësohet në bazë klasfikimit të kategorisë së punimeve. Për ato kategori të punimeve që Operatori Ekonomik nuk i ka në licencën e tij, do të vlerësohet me 0 pikë, për kategori që ka klasifikimin A do të vlerësohet me 1.5 pikë dhe për kategori që ka klasifikimin B ose më lart do të vlerësohet me 3 pikë. Vlerësimi do të bëhet sipas shëmbullit të mëposhtëm:

Operatori Ekonomik
Kategoria Klasifikimi Pikët
NP-1 A 1.5 Pikë
NP-2 Nuk paraqitet 0 Pikë
NP-3 D 3 Pikë
  1. Çertifikatë të cilësisë së punimeve (19 Pikë)
  2. Çertifikatë ISO 9001:2015 (e vlefshme), “Sistemet e menaxhimit të cilësisë” në fushën e kërkuar (7 Pikë);
  3. Çertifikate ISO 14001:2015 (e vlefshme), “Sistemet e menaxhimit të mjedisit” në fushën e kërkuar (6 Pikë);
  4. Çertifikatë OHSAS 18001:2007 (e vlefshme), “Shëndetin dhe sigurimin në punë” në fushën e kërkuar (6 Pikë);

Të gjitha çertifikatat duhet të jenë të lëshuar nga institucionet zyrtare të akredituar për këtë qëllim dhe të jenë të vlefshme në kohën e zhvillimit të tenderit.

Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e dorëzimit të një ose disa dokumentave të rreme ose të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Komisioni i Vlerësimit Teknik do të kualifikojë Operatorët Ekonomik që përmbushin Kriteret e Përgjithshme të Pranimit, dhe do të vlerësojë dokumentat e tjera të paraqitura nga këta të fundit me pikët përkatëse.

Për të gjithë ofertuesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike, do të shikohen ofertat financiare.

Komisioni i Vlerësimit Kontraktues do të vlerësojë ofertat financiare. Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një diferencë prej 10 (dhjetë) pikësh përkatësisht si mëposhtë:

  1. Çmimi i parë më i mirë (Vëndi i parë) – 40 Pikë
  2. Çmimi i dytë më i mirë (Vëndi i dytë) – 30 Pikë
  3. Çmimi i tretë më i mirë (Vëndi i tretë) – 20 Pikë
  4. Çmimi i katërt më i mirë (Vendi i katërt) – 10 Pikë

* Çmimi i pestë më i mirë dhe në vazhdim do të vlerësohen me 1 (një) Pikë.

Oferta fituese do të zgjidhet në bazë të formulës së parashikuar më poshtë:

OF = P + KT + LP + Ç  

Ku:

  • P = Çmimi – 40%
  • KT = Kapaciteti Teknik – 20%
  • Lp = Licenca – 21%
  • Ç = Çertifikatat e cilësisë së punimeve – 19%