Emergjenca Termet – Dita2 – Faleminderit Caritas Kosova
Faleminderit Caritas Kosova për mbështetjen e vazhdueshme.
Faleminderit Caritas Kosova për mbështetjen e vazhdueshme.
Urdhëri i Psikologut, Qarku Lezhë ka organizuar psikologët e Lezhës për të ofruar mbështetje psikologjike kryesisht për fëmijët në kampin e Thumanës dhe Kurbinit. Ndër psikolgët e pranishëm kishte dhe staf të Caritas Shqiptar që punojnë në projektet tona në Lezhë
Ekipi tjetër i emergjencës së Caritas Shqiptar sjell situatën sot në Mamurras. Nga fotot e bëra atje duket qartë se gjëndja është shumë serioze dhe godinat janë dëmtuar shumë. Nga intervistat me banorët, ata shprehin panik dhe frike, për tu kthyer në banesat e tyre sepse janë të pabanueshme dhe se mund të rrezikojnë [...]
Gjimnazi jo publik Rogacionistët hapi dyert për të prekurit nga tërmeti në këtë qytet duke shtruar një vakt ushqimor për këta persona.
Situatë dramatike në Laç raportohet nga ekipi i emergjencës së Caritas Shqiptar që ndodhet atje. Mbi 2000 banorë në qiell të hapur. Mungojnë çadra, batanije, dyshekë. Pallate të tëra totalisht të pabanueshme. Ekipi në Kurbin u takua me Nën Kryetaren e Bashkisë Zj. Iris Menga, e cila raporton se gjëndja është tepër e vështirë [...]
Në Shijak ndodhet ekipi tjetër i emergjencës. Një zonë e prekur gjithashtu nga tërmeti dhe me dëmtime të shumta. Banorët të cilët kanë pësuar dëmtime në banesa, janë akomoduar pranë Shkollës 9-vjeçare "Muharrem Dollaku", Shijak. Ekipi ka vënë kontakte dhe bashkëpunime me qeverinë lokale si dhe organizata të tjera të pranishme në zonë. [...]
Ekipi tjetër i emergjencës së Caritas Shqiptar ndohet në Thumanë, në zonën me të prekur nga tërmeti. Përgjegjësi i ekipit nga kontaktet me Ministrin e Brëndshem Z. Lleshaj i cili ndodhet atje, gjendja raportohet së është nën kontroll por zona me ndërtesat e rrënuara mbetet e rrethuar nga perimetri i sigurisë nga Forcat e [...]
Ekipi tjetër i emergjencës së Caritas Shqiptar, ndodhet në Vorë. Siç shihet dhe nga fotot, situata është shumë serioze dhe atje. Shumë banorë kanë lënë shtëpitë e tyre pasi përbëjnë rrezik për jetët e tyre.
Një nga ekipet e emergjencës së Caritas Shqiptar, vizitoi sot zonën e Pezës, Vaqarrit dhe Ndroqit si zona me dëmtime serioze nga tërmeti. Ekipi po vlerëson situatën duke bashkëpunuar me njësitë vendore atje për një bashkërendim sa më efikase të ndërhyjres.
Siç u njoftua që dje, u zhvillua sot mbledhja me misionarët e Dioqezës Tiranë Durrës në ambientet e Caritas Shqiptar. Qëllimi i mbledhjes është pikërisht situata e rëndë e krijuar nga tërmeti që ka prekur këtë Dioqezë dhe si mundet Kisha Katolike t'i vijë në ndihmë sa më shumë personave të lënduar nga tërmeti [...]