Thirrje për pjesëmarrje në tender – Trajner për zbatimin e trajnimit joformal për personat me aftësi të kufizuar

Tiranë me 19/09/2025

 

OBJEKT: Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar,

Caritas Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Misioni 

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Parimet dhe Vlerat 

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Respektimi kulturës dhe diversitetit
  • Të njejtë dhe të barabartë
  • Solidaritet
  • Përfshirja e vullnetarëve
  • Paqja
  • Drejtësia Sociale

Autoritet Kontraktor:                                                Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                                       “Trajner për zbatimin e trajnimeve joformal për personat me aftësi të kufizuar”

Data e njoftimit të tenderit:                                   19/09/2025

Data e mbylljes së njoftimit:                                  30/09/2025; Ora: 16:00

Dokumentacioni i përgatitur në:                        Gjuhën Shqipe ose Angleze

 

CARITAS SHQIPTAR KËRKON:

Realizimin e disa trajnimeve me tema të ndryshme, të cilat do të jenë të specifikuara në dokumentin e termave të referencës ToR, të cilin mund ta gjeni bashkëngjitur kësaj thirrje Kliko ketu per te shkarkuar – ToRPër të realizuar shërbimin e kërkuar, Caritas Shqiptar fton të gjithë personat që përmbushin kriteret e kërkuara, të paraqesin ofertën e tyre, brenda afatit kohor të përcaktuar në shpallje.

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Dokumentacioni që duhet paraqitur është:

 

Kandidatët pjesëmarrës duhet të dorëzojnë dorazi aplikimin, të futur në zarf jotransparent, të mbyllur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e tyre. Gjithashtu, në zarf do të shënohet:

“Ofertë për Trajner për zbatimin e trajnimit joformal për personat me aftësi të kufizuar”

Adresa që do të dorëzohet aplikimi:

Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.

Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke bërë njoftimin publik për shtyrjen e afatit.

Aplikimi duhet dorëzuar brenda datës 30.09.2025, ora 16:00. 

Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email:   e.gripshi@caritasalbania.org

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Një Komision i Pavarur do t’i shqyrtojë të gjitha aplikimet në një seancë të veçantë dhe do të vendosë për përzgjedhjen e kandidatëve. Komisioni do të marrë parasysh marrëdhënien midis të gjitha kritereve të mësipërme gjatë analizimit të aplikimeve. Kriteret bazë për vendimmarrjen janë:

Formula e vlerësimit 

Komisioni i Vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse kandidati ka paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të parashikuara në këtë shpallje. Më pas, ky komision do të vlerësojë me sistemin e pikëzimit dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Cilësia e planit të zbatimit të trajnimeve 40 (Pikë).
    Kandidati me propozimin e planit më të mirë, do vlerësohet me pikët maksimale, ndërsa kandidatët e tjerë do të kenë një diferencë prej 10 pikësh nga vendi paraardhës. Renditja do të bëhet sipas shembullit të mëposhtëm:
  2. Vendi i parë – 40 Pikë;
  3. Vendi i dytë – 30 Pikë;
  4. Vendi i tretë – 20 Pikë;

     2. CV e kandidatit (20 Pikë).
     Kandidati me CV më të mire, do vlerësohet me pikët maksimale. Renditja do të bëhet sipas shembullit të mëposhtëm:
1. Vendi i parë – 20 Pikë;
2.Vendi i dytë – 15 Pikë;
3.Vendi i tretë – 10 Pikë;

    3. Eksperiencë pune me personat me aftësi të kufizuar (10 Pikë).
    Eksperienca pune të mëparshme me personat me aftësi të kufizuar vlerësohet si e rëndësishme në një procedurë të tillë, prandaj një peshë vlerësimi i është dhënë edhe këtij kriteri.

   4. Oferta financiare (30 Pikë)
   Pas vlerësimit të dokumentacionit teknik, Komisioni Kontraktues do të vlerësojë Ofertat Financiare. Kriteri i çmimit do të vlerësohet sipas çmimit më të ulët dhe renditja do të bëhet me një
diferencë prej 5 (pesë) pikësh përkatësisht si mëposhtë:

  1. Çmimi i parë më i mirë (Vëndi i parë) – 30 Pikë;
  2. Çmimi i dytë më i mirë (Vëndi i dytë) – 25 Pikë;
  3. Çmimi i tretë më i mirë (Vëndi i tretë) – 20 Pikë;

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e Ofertës Ekonomike më të mirë. Formula e vlerësimit të Ofertës Fituese (Of) do të jetë:

Of = Cp + Cv Ep + Ç

Ku:

Cp = Cilësia e Planit        Cv = CV e kandidatit        Ep = Eksperienca pune PAK        Ç = Çmimi